DIREKT/ Kamza gjen forcat dhe barazon rezultatin

Një finale mbijetese mund të konsiderohet ajo që do zhvillohet në “Niko Dovana”. Kamza u ringjall me Lushnjen, duke fituar pas 8 ndeshjesh, ndërsa Teuta në krahun tjetër pas një ecurie relativisht pozitive, u mund në Vlorë. Skuadra e Ahmatajt është 4 pikë mbi durrsakët dhe me një fitore sot do i konsolidonte pozitat në mesin e tabelës. “Djemtë e detit” në shtëpi duan të përsërisin ndeshjen me Vllazninë për të marrë një tjetër fitore që do i ndihmonte shumë në luftën për mbijetesë.

PJESA E PARË

Një pjesë e parë mjaft e luftuar në Durrës. Kryesojnë vendasit me rezultatin 2-1. Fillimisht ishte Latif që shënoi një gol mjaft të bukur pas një topi të ardhur nga rivënia anësore. Më pas Alhasan nuk gaboi nga fare pranë portës për të shënuar dhe golin e dytë për durrsakët. Çyrbja goditi dhe shtyllën më pas por nuk mundi që të shnote dhe golin e sigurisë. Mendoi kapiteni i Kamzës për të rihapur sfidën, me Sebino Plakun që bëri gjithçka mirë në krahun e majtë vetëm 4 minuta para fundit të pjesës së parë. Një finale e vërtetë po zhvillohet në “Niko Dovana”.

Teuta 2–2 Kamza

Shënues: Latif 13′, Alhasan 32’/ Plaku 41′ Çukoviç 77′

GOLAT

13’ – Hakaj hedh një top nga rivënia anësore, nuk largon mbrojtja mike dhe Latif me të djathtën nuk gabon, duke shënuar një gol mjaft të bukur.

32′ – Alhasan nuk gabon nga fare pranë portës, duke dyfishuar rezultatin pas pasimit nga e djathta.

41′ –  Plaku bën gjithçka vetë nga e majta dhe i vetëm me Moçkën edhe pse në njëpozicion diagonal tregohet i saktë.

77′ – Harkim i bukur i Fukuit nga e djathta, Çukoviç  depërton pas shpinës së mbrojtjes vendase dhe gjen golin e barazimit.

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Hila, Hrkaç (Shkalla 61′), Hakaj, Beqja (Vila 79′), Çyrbja, Dediç, Lajthia (Kruja 70′), Latif, Alhasan. Trajner: Gentian Begeja. (Të gatshëm: Kastrati, Hugo, Peqini, D. Bilali).

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Arrabal, Malaj (Zefi 67′), Rezi (Fili 46′), Mehmeti (Ymeri 74′), Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj. (Të gatshëm: Gjonikaj, Lelis, Idrizaj, Basha).

Gjyqtarë: L. Alla, D. Korreshi, D. Myftari, M. Qose, E. Sino, O. Ferataj.

Kartonë të verdhë: Beqja 64’/ Rezi 45+1′, Plaku 86′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online