Vllaznia nuk ka hasur probleme në ndeshjen shtëpiake përballë Shënkollit. Kuqeblutë fituan pastër me rezultatin 3-0. Olsi Gocaj kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa shkodranët shënuan dhe dy herë në pjesën e dytë. Braziliani Zhunior dyfishoi shifrat me anë të një eurogol, ndërsa Renato Malota vulosi fitoren në minutën e 63-të. Ky trepikësh e ngjit Vllazninë në kuotën e 38 pikëve dhe diferenca me Erzenin ndjekës është 7 pikë.
Pogradeci ka rezistuar vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Bylisi ka shënuar dy herë për të siguruar fitoren. Trepikësh i rëndësishëm për ekipin ballshiot, që ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe diferenca me Besën ndjekëse është rikthyer 4 pikë.
Murataj dhe Guindo shënuan dy herë brenda katër minutave dhe Bylisi vazhdon marshimin drejt rikthimit në Superiore.
Në ndeshjet e tjera Besëlidhja fitoi 1-0 në shtëpi kundër Vorës së vendit të fundit, ndërsa Dinamo mposhti Ilirinë 2-0. Emocione dhe gola në Berat, aty ku Tomori vendas fitoi 3-2 përballë Apolonisë me dy golat e shënuar në minutat e fundit.
KATEGORIA E PARË – Java 16
GRUPI A
Datë 10 shkurt 2019
Vllaznia-Shënkolli 3-0
Shënues: Gocaj 23′, Zhunior 47′, Malota 63′
Besëlidhja-Vora 1-0
Shënues: Tourad (pen) 80′
Dinamo-Iliria 2-0
Shënues: Çeliku 31′, Vrapi 52′
GRUPI B
Datë 10 shkurt 2019
Tomori-Apolonia 3-2
Shënues: Paja 66′, 89 (pen), Sharavolli 90+2′ / Lazar 1′, Hysenshaji 81′,
Pogradeci-Bylis 0-2
Shënues: Murataj 59′, Guindo 63′