DIREKT/ Balde vjen nga stoli dhe i jep avantazhin Kukësit

Kukësi ka mundësinë që me një fitore ndaj Lushnjes të sigurojë matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Kukësi është skuadra më e mirë e momentit në Superiore së bashku me Luftëtarin dhe e ka të palejuar që të gabojë në shtëpi me Lushnjen, e cila ka rënë matematikisht nga Superiorja. Pavarësisht kësaj, myzeqarët e kanë befasuar Kukësin në fazën e dytë duke fituar në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 3-1. Po ashtu verdhëjeshilët barazuan me Partizanin javën e shkuar dhe treguan dhe një herë që e vlerësojnë maksimalisht kampionatin.

Kukësi 2-1 Lushnja

Shënues: Guri 33′, Balde 59’/ Pepa 39′

33′ – Koreshi gabon në mbrojtje dhe Guri nuk fal i vetëm me Spahon, duke e kaluar topin mbi portierin mik.

39′ – Papa merr një 11-metërsh pas një ndërhyrje të Hoxhës dhe Pepa merr përsipër ekzekuton duke vënë sërish ekuilibrin.

59′ – Zhderiç harkon nga e djathta, Balde i sapofutur në lojë me kokë godet saktë dhe i jep golin e avntazhit Kukësit.

Kukësi: Frashëri, Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Imami, Shkodra (Peposhi 62′), Ethemi (Balde 56′), Guri. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koliçi, Joti, Sadiku, Koldashi, Bytyçi.

Lushnja: Spaho, Magani, Koreshi, Premçi (Meto 23′), Marku, Gava, Taullau (Haxhiu 70′), Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla. Të gatshëm: Bejte, Pergjini, Ademi.

Kartonë të verdhë:  Hoxha 38′, Zhderiç 79′, Peposhi 84’/ Sefa 2′, Koreshi 65′, Haxhiu 73′, Papa 80′

Kartoni kuq: Pepa 78′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online