Amir Rrahmani duket se është i destinuar për të ndërruar ambjent për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kosovës do të lërë Dinamon e Zagrebit dhe sipas gjasave do të kalojë te Standardi i Liezhit.
Një lajm të tillë e konfirmojnë në Belgjikë, ku “Voetbalkrant”, raporton se Standardi dhe Dinamo Zagreb kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Rrahmanit.
Zyrtarizimi prite të bëhet në javën e ardhshme, me Standardin që duket se ka triumfuar ndaj Sëlltikut, pasi edhe skocezët kishin shfaqur interes për mbrojtësin 25-vjeçar. Kujtojmë, Rrahmani në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Partizanit në Kategorinë Superiore.