Dinamo nën frymën italiane, ish-futbollisti i Interit dhe Kombëtares së Italisë takon presidentin e kryeqytetasve

0

Një ish-futbollist i Serie A ka vizituar ditën e sotme klubin e Dinamos. Bëhet fjalë për Franceso Moriero, që në karrierën e tij ka provuar fanella me peshë si të Interit, Napolit apo Romës, si dhe atë të Kombëtares së Italisë. Klubi dinamovit ka njoftuar këtë vizitë miqësore në faqen e vetë zyrtare në “Facebook“, ku tregon se Moriero shpreh mbështetjen e tij ndaj presidentit Pontrelli.

“Ditën e sotme pranë ekipit ishte i pranishëm ish-lojtari i Serie A dhe kombëtares Italiane, i cili vizitoi ambientet stërvitore dhe akomoduese të skuadrës Dinamovite.
Kjo vizitë ishte në kuadër miqësor, duke shprehur të gjithë mbështetjen e tij ndaj presidentit Marco Pontrelli.

Përsa i përket karrierës futbollistike, Franceso Moriero ka qenë pjesë e elitës Italiane, si pjesë e skuadrave të Napolit, Interit, Romës, Cagliarit e Lecce-s. Momentalisht ai ushtron rolin e trajnerit, ndërsa prej ditës së sotme Dinamos i shtohet edhe një tifoz më shumë përtej Adriatikut!”, shkruan klubi i Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.