Zyrtare/ 5 milionë euro shkojnë në arkat e Lacios, Valon Berisha prezantohet në “Ligue 1”

0

Një transferim i ri vjen sa i përket lojtarëve shqiptarë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Valon Berishën që Tare solli te Lacio për të treguar vlerat. Por dëmtimet e shpeshta e bën mesfushorin që në asnjë rast të mos shfaqte kualitetet që zotëron në Itali.

Për këtë arsye u mbërrit në vendimin për ta huazuar në Gjermani me Duseldorfin, skuadër kjo e cila ra nga Bundesliga. Aventura e re është ndërmarrë në karrierën e Berishës pasi është transferuar dhe prezantuar në “Ligue 1”, te Reims. Atje do të gjejë edhe Arbër Zenelin, shokun e skuadrës që e ka edhe te Kosova. Sipas kontratës të nënshkruar, Berisha do të jetë pjesë e Reims deri në vitin 2024, ndërsa 5 milionë euro kanë mbërritur në arkat e Lacios. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.