Kukësi luan nesër me Kamzën dhe trajneri Armando Cungu duhet të mendohet mirë për formacionin që do të zbresë në fushën e blertë nga minuta e parë. Verilindorët kanë disa mungesa dhe kjo e shqetëson trajnerin shkodran.
Mbrojtja do të ndryshojë, pasi kapiteni Ylli Shameti dhe Ardian Cuculi janë të pezulluar me kartonë të verdhë. Cungu ka vetëm dy alternativa dhe pritet që Teqja e Krasniqi të vendosen në qendër të prapavijës. Nga krahët nuk priten ndryshime, me Malikin e Rrumbullakun të vendosur në të djathtë e të majtë.
Një tjetër mungesë është ajo e brazilianit Uilliam Kordeiro. Anësori ka prishur planet e Cungut dhe do të mungojë jo pak, por të paktën një muaj. Cungu pret që Valdet Rama të rritë kondicionin fizik dhe zor që nesër me Kamzën të mund të luajë 90 minuta. Me shumë mundësi Çyrbja e Ethemi do të luajnë nga krahët, ndërkohë që mbetet të shihet se kush do të luajë në sulm