Tërhiqet Morata: Na pret “luftë” në Torino, nuk festoj më kundër tyre!

0

Alvaro Morata është një futbollit, i cili e mban fjalën. Përpara ndeshjes kundër Juventusit në Spanjë, sulmuesi i Atletikos deklaroi se do të festonte nëse i shënonte bardhezinjve. Ashtu ndodhi, sulmuesi gjeti golin dhe festoi me tifozët e tij, por VAR-i vendosi t’ua prishte festën.

26-vjeçari ka kaluar dy sezone në Torino, aty ku ka lënë një kujtim pozitiv, por tashmë ai është pjesë e Atletikos dhe dëshiron të japë gjithçka për të ndihmuar ekipin në realizimin e objektivave.

Në një prononcim për “Sky Sport”, Morata ka bërë prapaktheu dhe premton se nuk do të festojë në Torino, gjithmonë nëse shënon kundër ekipit të Alegrit.

Kam dhënë shumë për Juventusin, por më duhej të festoja përpara tifozëve të mi. Goli dhe festa kishin një rëndësi të madhe për mua, por nuk do ta përsëris më diçka të tillë kundër bardhezinjve. Nuk do ta kemi të lehtë në Torino. Atje na pret një ‘luftë’. Dua t’i falënderoj tifozët dhe nuk dua që të krijojnë mendime negative për mua”, sqaron sulmuesi i Atletikos së Madridit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.