Olimpiakosi “trondit” Milanin dhe e nxjerr jashtë Europa Ligë. E pabesueshme ajo që ndodh në Greqi, ku Olimpiakosi mposht kuqezinjtë në një sfidë “të çmendur” me shfirat 3-1. Një humbje, që mbase peshon shumë për ekipin e Gatuzos, ku eleminimi zor se mund të imagjinohej.
Ndeshja nisi mjaft e hapur që në fillim, teksa Olimpiakosi kërkonte fitore me të paktën dy gola diferencë, ndërsa Milan shihte përpara nëpërmjet kundërsulmeve, duke parë hapësirat që linin grekët. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, pavarësisht rasteve që kishin të dyja ekipet.
Gjithsesi, spektakli duket se ishte ruajtur për pjesën e dytë, ku brenda 12 minutave u shënuan plot tre gola. Fillimisht ishte Sise në minutën e 60-të, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit për të shënuar golin e parë, pas një goditje nga këndi.
Dhjetë minuta më vonë, ishte një autogol i Kristian Zapatës, që çoi peshë stadiumin vendas, teksa Olimpiakos udhëhiqte në shifrat 2-0. Vetëm dy minuta zgjati festa e grekëve, ku ishte përsëri Zapata, por këtë herë shënoi në portën kundërshtare dhe festa kaloi në krahun e italianëve.
Emocionet nuk kishin të mbaruar në këtë sfidë, pasi në minutën e 81-të arbitri kryesor i takimit, akordon një 11-metërsh në favor të Olimpiakosit, pas një faulli të Abates. Nga pika e bardhë ishte Kostas Fortunis, i cili u tregua i saktë dhe çmendi në festë dhe një herë tjetër grekët, duke tronditur Milanin.
AEK Larnaka 1 – 5 Bajer Leverkusen
Arsenal 1 – 0 Karabak
Sëlltik 1 – 2 Salcburg
Dinamo Zagreb 0 – 0 Anderleht
Dudelanzh 0 – 0 Betis
Kopenhagen 0 – 1 Bordo
Ludogorets 1 – 1 Zyrih
Olympiakos 3 – 1 Milan
Lajpcig 1 – 1 Rosenborg
Slavia Pragë 2 – 0 Zenit
Sporting 3 – 0 Vorskla Poltava
Trnava 1 – 0 Fenerbaçe