Diego Kosta do të mungojë për një periudhë të gjatë dhe Atletiko Madrid po punon për të gjetur zëvendësuesin e tij. Braziliani i natyralizuar si spanjoll do të rikthehet nga dëmtimi në muajin mars, ndërsa “colchoneros” kanë hedhur sytë nga Selta Vigo.
Objektivi i ekipit të Simeones luan me ekipin galician dhe ai është Maksi Gomez. 22-vjeçari u transferua sezonin e kaluar te Selta dhe po bën shumë mirë. Ai numëron dhe 9 ndeshje të zhvilluara me Uruguain, ndërsa Atletiko ka nisur sulmin për të arritur marrëveshjen siç citojnë mediat e vendit iberik.
Atletiko po lufton në tës dyja frontet: Champions dhe La Liga dhe Simeones i duhet një kontingjent sa më i madh për të përballuar deri në fund të dyja kompeticionet.