Atletiko i Madridit përballet me Realin të mërkurën në Talin të Estonisë. Në mes është Superkupa e Europës dhe Diego Godin kërkon trofeun. Ndeshja e parë si kapiten i Atletikos për mbrojtësin uruguaian, i cili ndihet i lumtur dhe krenar. Synimi është Superkupa e Europës, ndërsa tek Atletiko do të riprovojnë të fitojnë Champions Ligën, sepse djemtë e Simeones nuk dorëzohen kurrë.
Shiriti – “Kam ndjesinë e lumturisë, krenarisë dhe përgjegjësisë së madhe që vjen nga shiriti i kapitenit. Jemi një grup lojtarësh që punojmë bashkë prej vitesh dhe shpresoj që të vazhdoj të ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.”
Merkato – “Nuk është e nevojshme që t’u japim shumë këshilla. Nesër është një finale e rëndësishme. E vetmja gjë që mund t’ju them është që të mos dorëzohen asnjëherë dhe të ndjejnë iluzionin që provojmë ne.”
Grizman – “Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të bëhesh kampion bote. Ndihesh sikur je sipër reve. Nuk ka më bukur se kaq.”
Champions – “Objektivat e mia personale janë ata që ka dhe klubi. Champions është një dëshirë e madhe, jo vetëm për ne, por edhe për tifozët tanë. Të shohim se çfarë mund të arrijmë në fund të sezonit, por kemi shumë entuziazëm.”
Gabi – “Me Gabin kontaktoj vazhdimisht, sepse jemi miq. Do të dëshironim të ishte akoma me ne, por mori vendimin për të ndjekur një rrugë tjetër.”