Dibala, fiksimi i ri i Murinjos

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në verë Mançester Junajtid tentoi me të gjitha mënyrat të bindte Atletikon e Madridit të lëshonte francezin Antuan Grizman, por përgjigja e klubit spanjoll ishte negative, edhe për faktin se nuk lejohej nga FIFA të blinte lojtarë deri këtë janar.

Tani pritet një sulm i ri, por realisht Junajtid duket se ka hequr dorë dhe ka një tjetër objektiv.

Sipas mediave britanike, Zhoze Murinjo ka ndryshuar objektiv, sepse kërkon Paulo Dibalan. I ri, super talent, i pakënaqur në Torino, Dibala mund të joshet nga një ofertë e shkëlqyer ekonomike dhe nga një eveniment titullari në një klub të madh, në kampionatin me të bukur në botë në këtë moment.

Juve nuk lëshon, por nëse është e vërtetë që Junajtid ofron deri në 150 milionë euro, atëherë gjithçka është e mundur, pasi Juve e ka treguar edhe në të shkuarën se nuk ka lojtarë të pashitshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *