Devolli: Laçi një finale, nuk luajmë asnjëherë për barazim

Kastrioti e ka të qartë se për ta është edhe më vështirë mbijetesa në Superiore nëse nuk marrin pikët e plota të shtunën kundër Laçit. Diçka të tillë e thotë hapur edhe trajneri Bledar Devolli, i cili thekson se kjo është një nga ndeshjet më të vështira për skuadrën e tij. Vështirësia vjen edhe prej Laçit, ekip për të cilin gjirokastriti ka vetëm fjalë të mira.

“Kemi një nga ndeshjet më rëndësishme. Janë ekip i organizuar, që 10 vitet e fundit i ka dhënë tonin kampionatit. Kanë një trajner të mirë gjithashtu. Kemi punuar mirë dhe shpresojmë që edhe me pak fat ta kalojmë këtë finale. Është shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme”, ka deklaruar në Supersport Devolli.

Të shtunën që kaloi, trajneri i Kastriotit ishte në stadium dhe ndoqi nga afër përballjen Partizani-Laçi. Devolli e di shumë mirë se një pikë është pak për objektivin që kanë. “Nuk futem në lojë asnjëherë për barazim. Përgatitemi për fitore. Këtë herë na duhen patjetër tre pikët”, u shpreh gjirokastrite i pankinës së Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *