Detajet/ Nuabueze u largua nga Laçi direkt për Amerikë, ishte në gjendje kritike për jetën

Nuabueze nuk do të jetë më pjesë e Laçit! Trajneri Duro ka zyrtarizuar gjithçka sa i përket largimit të sulmuesit që ishte njëkohësisht dhe arsyeja kryesore që tekniku mori drejtimin e kurbinasve. Teksa do të merrte Laçin, Duro besonte shumë të aftësitë e Nuabuezes për të zgjidhur ndeshjet i vetëm. Por në këtë sezon futbollisti në fjalë ishte i fundit që e ndihmoi ekipin e tij. Mes problemeve të shumta disiplinore, Nuabueze ka mbetur më shumë jashtë fushës së blertë sesa është aktivizuar në të.

Së fundmi trajneri Duro u shpreh se sulmuesi preu biletën për në Amerikë dhe kjo ka ardhur për arsye shëndetësore. Gazetari Ylli Aga është shprehur se lojtari pati bllokim të enëve të gjakut dhe ndiente shumë dhimbje koke. Menjëherë do të nisej drejt Amerikës ku është bërë edhe ndërhyrja e vështirë, por tanimë fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online