Mancester Junajtid është futur në merkato për një mbrojtës të djathtë. Eshli Jang është në vitin e fundit të kontratës me “djajtë e kuq”, ndërsa i riu portugez Diogo Dalot nuk i jep siguri trajnerit Ole Gunar Solskjaer.
Sipas së pëditshmes holandeze “De Telegraaf”, Junajtid ka filluar negociatat me PSV-në për kartoni e mbrojtësit Denzel Dymfris. 23-vjeccari është prej disa vitesh një ndër lojtarët më të mirë në Eredivisie dhe pjesë e rregullt e kombëtares holandeze.
Transferimi i Dymfris pritet të sjellë 25 milionë euro në arkat e PSV-së. Fillimisht objektivi i Junajtid ishte mbrojtësi i Kristal Palas, Eron Uan-Bisaka, por kërkesat e larta të klubit londinez bën që transferimi të dështojë.