Për herë të parë në historinë e vet Çelsi ka pësuar 6 gola në një ndeshje Premier Ligë, duke u shpartalluar 6-0 nga Mançester Siti i Pep Guardiolës.
Një humbje e rëndë, që konfirmon diçka që dukej qartë prej kohësh: Blutë kanë një ekip të dobët dhe nuk mjafton Higuain për të ndryshuar gjithçka si me magji.
Tashmë edhe tifozët e kanë humbur durimin dhe po u kthehen lojtarëve e trajnerit Sarri.
Dje pas disfatës mbrojtësi Toni Rydiger ishte ai që vuajti në shpinën e vet tërbimin e disa tifozëve, sepse shkoi te tribuna ku ishin mbështetësit e Çelsit dhe u përball me një situatë të pazakontë.
Several of the Chelsea players clapped the away fans, but Rudiger spent quite a while with them afterwards. #cfc pic.twitter.com/amwbuI9sEE
— Oliver Harbord (@ojharbord) February 10, 2019
Mbrojtësi i Gjermanisë i dha fanellën një tifozi të vogël, por disa të tjerë nisën ta fishekëllenin dhe ofendonin.
U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të evituar diçka më serioze, ndërsa The Mirror raporton se Rydiger iu drejtua tifozëve: “Erdha të kërkoj falje. Qëndroni përballë meje, nëse keni diçka për të thënë”.