Transferta me Skënderbeun, Laçit i zbarkon edhe nigeriani

Laçi përballet sot me Skënderbeun në transfertë, ndërkohë që për trajnerin Besnik Prenga është i gatshëm edhe një prej afrimeve të janarit. Sulmuesi Antoni Okpotu ka mbërritur në Shqipëri prej dy ditësh dhe është grumbulluar me kurbinasit për sfidën e sotme me korçarët, që luhet prej orës 18:00.

Normalisht duhet pritur gjatë ndeshjes për ta parë atë në fushë, pasi për ta nisur nga minuta e parë shanset janë shumë vogla. Me Skënderbeun kurbinasit këtë sezon kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e fazës së parë dhe synojnë që edhe sot të marrin pikë.

Okputu, djathtas

KUSH ËSHTË SULMUESI –  Antoni Okpotu ka ardhur te Laçi në huazim nga marokenët e Difaa El Jadida. Këta të fundit kanë shpenzuar 120 mijë euro për kartonin e sulmuesit në verë, teksa e blenë nga Lobi Stars. Me nigerianët kishte spikatur, pasi u shpall golashënues në sezonin 2016-2017 me 19 gola të realizuar. Veç kësaj ai është shënuesi më i mirë në historinë e klubit nigerian, me 71 rrjeta të tundura.

Difaa El Jadida u bind për cilësitë e Antoni Okpotu gjatë turneut “African Nations Championship”. Sulmuesi u aktivizua me Nigerinë në 6 ndeshje dhe shënoi dy gola. 24-vjeçari ishte përfshirë në kombëtaren e Nigerisë, që përfaqësohej vetëm nga lojtarë të kampionatit vendas.

Dëshira e Antoni Okpotu ishte që të transferohej në Europë. Në të shkuarën ai ka provuar të bindë danezët e Brondby, ndërkohë që së fundi e kërkonin edhe në Jordani, Egjipt dhe Azerbajxhan. Tani do jetë pjesë e Laçit, klub që mund ta blejë kartonin e sulmuesit nëse do bindet për cilësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online