Dështimi duke përfunduar në Kategorinë e Parë, te Bylisi i jepen duart trajnerit Dovedan

Velkjo Dovedan nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Bylisit. Trajneri boshnjak deklaroi për “Panorama Sport” se e ka ndërprerë  kontratën me klubin dhe nuk do të rinovojë. Rrëzimi nga kategoria ishte një kafshatë që nuk kapërdihet lehtë nga ballshiotët, të cilët vetëm një vit më parë ishin një skuadër tepër solide.

“Pas tri vitesh punë në Ballsh, kontrata ime me klubin ka mbaruar. Kështu që do të largohem nga ekipi. Mendoj se Bylisi meritonte një fat më të mirë në fund të sezonit. Verdikti final dhe përfundimi i kontratës, më bën që të iki.

Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua dhe për këtë dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë familjen Kapllanaj. Nuk mund të harroj të gjithë lojtarët me të cilët kam bashkëpunuar në këto vite dhe mbi të gjitha tifozët që më kanë përkrahur gjithmonë. Bylisit i uroj të gjithë të mirat në vijim dhe i uroj të kthehet sa më shpejtë në Kategorinë Superiore. Largohem me përshtypjet më të mira nga ky qytet dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë.”- u shpreh Dovedan për largimin nga Bylis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *