Një fotografi me kafshët që tregojnë ekipin e ri ku do të transferohet, Mauro Ikardi “tradhton” Interin

Mauro Ikardi është një nga emrat më “të nxehtë” të merkatos së Juventusit. Pas rikthimit të Masimiliano Alegrit në krye të pankinës kjo transfertë mund të bëhet një mundësi reale. Tekniku italian ka një vlerësim të veçantë për sulmuesin e PSG, të cilin e dëshironte tek Juvja, që në kohë kur luante tek Interi.

Mauro Ikardi së bashku me bashkëshorten Uanda Nara janë duke shijuar pushimet aktualisht. Argjentinasi ka postuar një set fotosh në Instagram, ku tregohen disa zebra si dhe një videosh ku dy luanë ndodhen në pemë.

Pas shpërndarjes së fotos të zebrave, tifozët e Juventusit janë “çmendur”, pasi kjo kafshë simbolizon dhe skuadrën e bardhezinjve. Nuk e dimë nëse vërtet Ikardi ka patur këtë qëllim, por në Torino janë duke pritur me padurim për transferimin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online