Dëshira e veçantë e Vidal: Adhuroj Meksikën, kënaqësi të luaj atje

Arturo Vidal u transferua këtë verë nga Bajerni i Mynihut te Barcelona, por kiliani po has vështirësi në Spanjë. Mesfushori ndodhet në një situatë të vështirë, si pasojë e minutave të pakta dhe problemeve me trajnerin Valverde. Raporti mes palëve është krisur dhe 31-vjeçari po mendon largimin nga ekipi.

Vidal ka folur për “Univision Deportes”, ku zbulon dhe dëshirën e tij për të ardhmen. Ai ka një preferencë sa të çuditshme, aq dhe të veçantë. “Luftëtarit” të mesfushës i pëlqen Meksika dhe nuk e përjashton mundësinë e transferimit në futbollin meksikan.

Adhuroj futbollin meksikan. Nëse ka një ekip të rëndësishëm që më dëshiron, do të mendohesha, sepse do të ishte një kënaqësi për mua të luaja në Meksikë. Klub Amerika? Ata janë një skuadër e bukur dhe do të më pëlqente. Unë dëshiroj të jetoj çdo ditë në maksimum dhe Meksika është një vend që më pëlqen shumë”, zbulon mesfushori i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *