Dëshira e madhe për stolin, Junajtid synon “çmendurinë”!

Mançester Junajtid zgjodhi Ole Gunar Solskjaer si pasues të Zhoze Murinjos në stolin e ekipit, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” po punojnë për një trajner të madh. Preferenca e tyre është Mauricio Poçetino, i cili po bën shumë mirë prej vitesh me Totenhemin.

Problem mbetet kontrata deri në vitin 2023 e argjentinasit me “Spurs”. Në kontratën e rinovuar në maj, ku Poçetino përfiton një rrogë vjetore prej 8.5 milionë sterlinash, nuk ka një shumë të përcaktuar për largimin e tij, por Junajtid është gati të paguajë për ta sjellë trajnerin në Mançester.

Një shifër prej 42 milionë sterlinash është në diskutim, me 34 milionë që është kostoja e kontratës së Poçetinos pas këtij sezoni. Me shumë gjasa, restoja e parave do të ishte oferta për Totenhemin, si dëmshpërblim për prishje kontrate. Kjo do të ishte shuma më e madhe deri më tani, që një klub ka paguar për “blerjen” e një trajneri.

Mauricio Poçetino

Totenhemi nuk dëshiron të privohet nga trajneri argjentinas. Daniel Levi, presidenti i klubit, ndodhet në bisedime për emrin e stadiumit të ri, nga ku mendon se mund të arrijë rreth 200 milionë sterlina fitime, për t’i përdorur më pas për merkaton e klubit.

Nga ana tjetër, Poçetino kërkohet dhe nga Reali i Madridit, por Junajtid e ka bërë hapin e parë dhe është gati t’i besojë stolin e ekipit në sezonin e ri 46-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *