Të gjithë po presin takimin midis Andrea Anjelit dhe Maks Alegrit për të marrë vesh të ardhmen e stolit juventin. Presidenti dhe trajneri do të takohen ditën e nesërme, që mund të jetë dhe i fundit midis tyre.
Aventura 5-vjeçare e Alegrit me Juventusin është në hapat e fundit të saj, edhe pse nuk përjashtohen surprizat në takimin kokë me kokë.
Zëvendësuesi është gati dhe Anjeli preferon t’i besojë drejtimin e ekipit një emri të njohur të tifozëve bardhezinj. Ai është Didier Deshamp, aktualisht kampion bote me Francën e tij.
50-vjeçari ka luajtur për 5 sezone me “Zonjën e Vjetër” ku ka fituar 3 tituj kampionë dhe një Champions Ligë, ndërsa në sezonin 2006/2007 drejtoi Juven si trajner, duke rikthyer ekipin në Serie A.
Tani është gati për t’u rikthyer sërish me qëllimin e madh fitimin e Champions Ligës edhe si trajner.