Deshamp i lumtur: “Synimi i parë i arrit”. Tabarez me kokën lart: “Nuk dorëzohem”

Trajneri i Francës Didjë Deshamp është natyrisht i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Uruguait, që ka vlejtur kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

“E rritëm sërish nivelin tonë. Nuk ishte e lehtë të ktheheshim me këmbë në tokë pas fitores ndaj Argjentinës, por hodhëm një tjetër hap përpara. Fitore e merituar, edhe pse na mungon pak eksperiencë dhe u pa në disa momente, por kjo skuadër jep gjithçka dhe jam krenar për të. Jemi mes 4 më të mirave në botë, ndaj nuk do të jetë dështim, sido që të shkojë, sepse synimi parësor u arrit. Nuk jam ç’të kërkoj më shumë, jemi të plotë dhe na kthehet edhe Matuidi”,  ka thënë pas ndeshjes Deshamp.

MJESHTRI TABAREZ – Oskar Uashington Tabarez ishte i zhgënjyer nga eliminimi, por jo i demoralizuar: “Jemi të trishtuar, por duhet të ringrihemi. Shumë kombëtare elite janë eliminuar me herët se ne. Nuk ka pse ta dramatizojnë shumë, kush është realiteti ynë. Mbaroi Botërori ynë, por mund të bëjmë mirë në Copa America, kemi ëndrra të reja. Skuadra dha gjithçka, por Franca e kontrolloi mirë ndeshjen, luajti me mire se ne. Ndeshja ime e fundit? Nuk e marr unë vendimin, por kam ende një kontratë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online