Kastriot Dermaku do të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk rinovoi me Konzencën, doli lojtar i lirë dhe u transferua tek ekipi i Parmës me parametra zero.
27-vjeçari, i cili ka zhvilluar tre ndeshje me kombëtaren kuqezi, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me klubin emilian. Sezonin e kaluar, Dermaku zhvilloi 32 ndeshje në Serie B dhe shënoi një gol. Trajneri D’Aversa ka vendosur ta mbajë në ekip dhe nuk do të ketë huazim për shqiptarin e lindur në Itali.
Ky është një hap dhe një shans i madh për gjigantin e mbrojtjes, i cili do të përballet me emocionet dhe vështirësitë e Serie A, me shpresën dhe besimin që do ndihmojë Parmën në realizimin e objektivave.