Inter dhe Milan do të përballen sonte në mbrëmje në një nga ndeshjet më të bukura të Serie A, por jo vetëm. Dy ekipet e Milanos kanë shumë tifozë nëpër botë, por si është raporti i tifozëve të tyre në Itali? “termometropolitico.it” ka bërë një studim, duke e nisur nga Lombardia, zona ku zhvillohet derbi. Inter mbizotëron me një diferencë të vogël krahasuar me Milanin.
Në veriperëndim kryeson Juventusi, që ndiqet nga Interi. Në Piemonte dhe Vale D’Aosta kryesojnë Juventus dhe Torino, ndërsa pas tyre renditet Interi. Milan dominon në Liguria dhe në verilindje, krahasuar me Interin. Kuqezinjtë e Gatuzos kanë më shumë ndjekës së zikaltrit në Trentino, Veneto, Friuli dhe Venecia Xhulia.
Në qendër të veriut të Italisë të dy ekipet janë në ekuilibër. Milan ka një diferencë të vogël në Emilia dhe Toskanë, ndërsa të dy ekipet milaneze nuk kanë shumë tifozë në Toskanë, Liguria, Lacio, Kampania dhe Piemonte. Ekipet me më shumë tifozë në këto zona janë: Fiorentina, Xhenoa, Torino, Roma, Lacio, ndërsa ka preferenca dhe për Napolin e Ançelotit.
Jugu është i ndarë, ashtu siç janë dy ishujt në jug. Në Siçili ka më shumë kuqezinj, ndërsa Sardenja ka më shumë zikaltër. Në fund tifozët nëpër botë. Milan kryeson me një diferencë të madhe, krahasuar me Juventusin dhe Interin. Ekipi i “Djallit” ka 47 milionë tifozë në botë dhe sipër tyre ndodhet vetëm Reali i Madridit. Bardhezinjtë renditen me 23 milionë tifozë, ndërsa Inter me 14 milionë të tillë.
LOMBARDI – INTER (26.9 % të tifozëve), Milan (26.1 %)
PIEMONTE – INTER (11.2 %), Milan (10.9 %)
LIGURIA – MILAN (10.5 %), Inter (9.2 %)
VENETO – MILAN (22.5 %), Inter (16.9 %)
TRENTINO – MILAN (24.3 %), Inter (17.3 %)
FRIULI VENECIA XHULIA – MILAN (23.5 %), Inter (12.8 %)
EMILIA – MILAN (18.7 %), Inter (15 %)
TOSKANA – MILAN (16 %), Inter (12 %)
LACIO – MILAN (6.5 %), Inter (6 %)
UMBRIA – MILAN (18 %), Inter (16 %)
ABRUCO – INTER (19.8 %), Milan (19.2 %)
MARCHE – MILAN (18.4 %), Inter (15 %)
MOLISE – MILAN (22 %), Inter (19 %)
KAMPANIA – INTER (10 %), Milan (9.4 %)
BASILIKATA – INTER (26 %), Milan (15 %)
KALABRIA – INTER (16.4 %), Milan (14.1 %)
PULJA – MILAN (19.9 %), Inter (14 %)
SIÇILI – MILAN (19.1 %), Inter (17.1 %)
SARDENJA – INTER (13.2 %), Milan (12.6 %)
NËPËR BOTË – MILAN (47 milionë tifozë), Juventus (23 milionë tifozë), Inter (14 milionë tifozë)