“Studenti ngelës” dhe Barcelona i bllokon transferimin, Suarez mund të dalë me konferencën e paprecedentë

Me një konferencë të paprecedentë në karrierën e tij dhe që do të ketë shumë akuza, është ky reagimi që po përgatitet nga ana e Luis Suarez. Shumë probleme janë mbledhur te uruguaiani i cili po e vuan së tepërmi situatën.

Sikur të mos mjaftonte një sezon i mbyllur pa trofe te Barcelona, katalanasit nuk po e lënë të largohet te Atletico Madrid pavarësisht dëshirës së madhe të sulmuesit. Vetë presidenti Bartomeu po i prish planet Suarez pasi nuk është gjetur gjuha e përbashkët me palën tjetër, megjithëse mediat e bënë thuajse zyrtare këtë transferim.

Për më tepër sulmuesi uruguaian ka edhe një problem në shtetin italian. Suarez do të mbronte gjuhën e këtij vendi pasi kërkonte të merrte pasaportën. Por duke marrë parasysh faktin se nuk ishte shumë në dijeni të saj, “Marca” ka nxjerrë disa prova që tregojnë se Suarez i ka marrë pyetjet përpara provimit. Pra si një “student ngelës” dhe që shfrytëzon figurën e tij për të shkelur ligjet. Një tjetër çështje që uruguaiani duhet t’i jap përgjigje në konferencën për shtyp që mund të jepet brenda pak orësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online