Risia e këtij sezoni në Serinë A ka të bëjë me faktin që do të luhet si në datën 22 dhjetor, ashtu edhe në 26 dhjetor, pra duke kopjuar të famshmen “Boxing Day” angleze…
Kështu, e veçantë është historia e vëllezërve Inzagi, duke qenë se do të luhet, një ditë pas 25 dhjetorit, Krishtlindjeve, Bolonja-Lacio. Kujtojmë që Filipo Inzagi drejton emilianët në këtë sezon, pasi la Venecian, ndërsa Simone vazhdon të jetë udhëheqësi i Lacios së Strakoshës.
Por, një ditë pas Krishtlindjeve do të jetë edhe një tjetër ndeshje speciale, Inter-Napoli.