Sopoti në festë, stadiumi gati në vjeshtë

Stadiumi i Librazhdit është pothuajse gati dhe në fillim të shtatorit do të përurohet. Këtë gjë e konfirmon administratori i klubit të Sopotit, Andri Çota, i cili informon se është shtruar tapeti i ri i fushës, si dhe janë rikonstruktuar dhomat e zhveshjeve dhe shkallët ballore.

Kanë ardhur stolat plastike, që do të kompletojnë shkallët dhe do t’i japin një pamje të bukur stadiumit. Gjithashtu, do të vendosen portat, si dhe pankinat e reja. Pasi të bëhen të gjitha këto, stadiumi i Sopotit do të jetë gati, për sezonin e ri futbollistik 2018-2019.

Pas pesë vitesh mungesë, skuadra e Sopotit do të rikthehet të luajë në qytetin e vet dhe pikërisht në stadiumin që do të ketë një pamje mjaft të bukur.

Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online