Dera e krizës përballë, “shtyrje” mes Teutës e Skënderbeut

Teuta do kërkojë t’i japë një goditje Skënderbeu për vendin e tretë në klasifikim. Durrsakët, pas humbjes së pësuar me Luftëtarin, synojnë që menjëherë të rikthehen te fitorja. Dhe në fakt një rezultat pozitiv do të kishte shumë vlera, pasi do e çonte në 9 pikë distancën me korçarët e vendit të pestë.

Nga ana tjetër vlen për moralin dhe për objektivin Europë. Vendi i tretë është objektivi kryesor. Gjithsesi edhe korçarët duan të bëjnë kthesën pas dy humbjeve të fundit me Flamurtarin dhe Tiranën. Humbja, baraz me krizë. Vlen për të dyja ekipet.

Situata në kampin korçar nuk është e mirë, ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të rreshtohen skuadrat në fushë. Osmani ëshët rikthyer për Teutën, por këtë herë për kartonë është Lansinet Sidibe ai që është i detyruar të pushojë. Skënderbeu ka gjetur Osmanin, kurse Leonit Abazi ka pasur probleme për shkak të një dëmtimi që pësoi me Tiranën. Disa dilema për trajnerët Bledi Shkëmbi e Orges Shehi.

Sa i takon arbitrave, Klajdi Kola është përzgjedhur kryesor. Ridiger Çokaj dhe Enea Pashaj do të jenë anësorë, kurse asisten i katërt është Hermal Llapra. Shpresohet që mos të ketë probleme me gjykimin, në një sfidë që pritet të jetë e hapur dhe me ritëm.

Kategoria Superiore – Java 24
E shtunë, më 2 mars, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

TEUTA-SKËNDERBEU

Teuta:  Hidi, Frashëri, Osmani, Arapi, Hakaj, Avdyli, Traore, Kallaku, Kamara, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Skënderbeu:
Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Pëllumbi, Dita, Taipi, Sibo, Muzaka, Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ridiger Çokaj, Enea Pashaj, Hermal Llapra
Delegat:
Petrit Brahja; Vëzgues: Sazan Velçani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *