Në fillim të vitit të ardhshëm pritet që të ketë përfunduar Arena Kombëtare, por të gjithë e presin me interes jo vetëm se do të jetë një stadium me parametra europian, por dhe se krah tij do të jetë dhe një kullë, çka është diçka e padëgjuar.
Së fundmi, del në dritë një tjetër lajm. TIRANA MUND TË KETË NJË TJETËR STADIUM ME KULLË! Kreu i këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet dhe prezantimi për projektin e ri. Sipas tij,bëhet fjalë për stadiumin “Selman Stërmasi”, ose siç i referohet z. Çollaku stadiumit “Dinamo”.
“Një Kullë e Re në Tiranë !!!
Shumë shpejt Tirana do të ketë një kullë tjetër me stadium.
Bashkia dhe Rilindja ia kanë vënë syrin stadiumit “Dinamo”.
Do ta shembin dhe do të ndërtojnë një kullë me stadium përreth.
Grupi i punës ,’konfidencialisht’,ka filluar punë”, thuhet mes të tjerash në postimin e anëtarit të partisë Demokratike.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një projekt konkret apo jo. kujtojmë që për ndërtimin e kullës në arenën kombëtare ka pasur shumë reagime të forta.