Laçi në tetë javë ka arritur të marrë 16 pikë, teksa nuk ka humbur asnjë takim. Bardhezinjtë e drejtuar nga Artan Mërgjyshi renditen në vendin e tretë dhe synimi kryesor është pjesëmarrja në kupat e Europës.
Gjatë këtyre javëve kurbinasit nuk është se kanë qenë të plotë. Xhevahir Sukaj është larguar pa fituar formën maksimale, ndërkohë që Ivan Galiç u dëmtua që në debutim kundër Naftëtarit në Kupë. Kroati duhet kohë të kthehet.
Një tjetër lojtar i afruar këtë verë është mbrojtësi Denis Pjeshka. Gjatë verës ai i është nënshtruar një operacioni dhe ende nuk është gati për lojë. Pritet që të së shpejti ai të bashkohet me grupin.
Momentalisht shkodrani po kryen fazën riaftësuese dhe stafi teknik po e pret. Pjeshka është lojtar polivalent, pasi luan në çdo pozicion të prapavijës. Ai do të jetë një vlerë e shtuar në momentin që do të jetë i gatshëm për lojë.