Ralf Rangnik është një legjendë në Gjermani, për mrekullitë që ka bërë si trajner. Por, drejtuesi i stolit të Lajpcigut është shndërruar në personazh edhe për mënyrat e veçanta, me të cilat i ndëshkon futbollistët që thyejnë rregullat e tij.
Harrojini gjobat e majme financiare apo pezullimet, “metoda” Rangnik është origjinale dhe ndonjëherë poshtëruese, aq sa lojtarët problematikë do të kishin paguar me dëshirë gjoba në vlerën e mijërave euro.
Trajneri i klubit gjerman ka vendosur një ruletë në ambientet e klubit. Aty janë të përcaktuara “detyrat”, të cilat lojtarët duhet t’i zbatojnë me rigorozitet, në rast se kryejnë shkelje disiplinore. Dënimet janë të paparashikueshme, madje në ruletë ekziston edhe opsioni… “asnjë penalizim”.
Kjo është lista e pazakontë e Rangnik:
- Fryj topat, silli në fushë dhe pastroji
- Stërvvit një lojtar të ekipeve zinxhir në ditën e pushimit
- Bëhu guida e tifozëve për turin në stadium
- Asnjë dënim
- Mirëmbajtja e fushës stërvitore
- Vish “tutù” (fustan balerinash) në stërvitje
- Mbush shishet me ujë
- Puno si shitës në dyqanin zyrtar
- Puno si kamarier në lokalin e qendrës sportive dhe pastro tavolinat
- Puno si asistent për uniformat sportive
- Ndihmo për ngarkimin e bagazheve të skuadrës në autobus për ndeshjen
- Dhurata për 60 anëtarë të stafit