Anglia i shpall luftë menaxherëve: Nuk ka më komisione

Anglia është shndërruar prej disa vitesh në tregun më të madh të futbollit botëror. Miliarda euro të shpenzuara në merkato, për blerjen e yjeve ndërkombëtarë, ku një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e menaxherëve.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitin e fundit, përfaqësuesit e futbollistëve kanë përfituar 250 milionë euro nga klubet. Shifra është e konsiderueshme dhe që ky shpenzim të mos rëndojë arkat e klubeve, Premier Liga ka vendosur të heqë komisionet që menaxherët përfitojnë nga transferimi i lojtarëve.

Një mënyrë për të reduktuar shpenzimet, apo ndoshta edhe për të kufizuar pushtetin e menaxherëve. Fakti është që në Angli po studiojnë masat që mund të marrin, ndërsa propozimi është vendosur në tryezën e bisedimeve. Sipas saj, tashmë do të jenë futbollistët ata që do të paguajnë komisionet e përfaqësuesve të tyre. Një mini-revolucion, ku lojtarët do të mendohen mirë, përpara se t’i bëjnë presion klubeve se do të largohen.

Efekti i menjëhershëm i kësaj lëvizje do të ishte reduktimi i numrit të transferimeve të lojtarëve, por ana tjetër e medaljes mund të jetë rritja e pretendimeve për pagesën vjetore të sportistëve. Gjithsesi, në Angli besojnë se çështja që skandalizoi opinionin në vitin 2016, ku Mino Raiola përfitoi 49 milionë euro nga transferimi i Pol Pogba te Mançester Junajtid nuk do të përsëritet më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online