Dëmtimi që shqetëson Rejën, Shqipëria nuk do të llogarisë “trurin” e mesfushës

0

Një lajm aspak pozitiv vjen nga Spanja. Keidi Bare do të mungojë në ndeshjet e tetorit për Shqipërinë. Futbollisti shqiptar e nisi si titullar në ndeshjen e fundit që zhvilloi Espanjol në La Liga dhe do të largohej nga fusha e lojës në minutën e 74.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për shqetësim të lehtë dhe kalimtar, por Bare do të mungojë për një muaj. Kjo do të thotë se Reja nuk llogarit dot shërbimet e tij për ndeshjet e tetorit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.