Kampionati i futbollit 5×5 / Zbardhet shorti për zonën e Tiranës, ja kalendari i plotë

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar këtë të premte hedhjen e shortit për edicionin e dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit “5×5” për zonën e Tiranës që do të startojë në javën e parë të muajit tetor. Në shortin e zhvilluar në ambientet e stadiumit “Air Albania”, që u drejtua nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe Lysien Nurishmi, u përcaktua kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet e këtij sezoni për zonën e kryeqytetit.

Në këtë edicion të dytë të kampionatit 5×5 në Tiranë do të marrin pjesë 57 skuadra, të ndara në gjashtë grupe që do të luajnë me sistem vajtje-ardhje dhe që do të shpallin më pas fituesin e kryeqytetit përmes fazës play-off.

“Marrim pjesë për herë në këtë kompeticion dhe mendoj që do të jetë një eksperiencë e bukur. Është një kompeticion shumë i bukur që na pëlqen dhe prandaj vendosëm të marrim pjesë. Sporti ka një ndikim goxha të madh në shëndet, na mundëson edhe ne të rinjve që të merremi me një aktivitet fizik, pasi përveç angazhimeve të tjera si puna dhe shkolla mund të merremi me një aktivitete fizik.

Kështu që kjo është një mundësi e mirë për ne”, – thotë njëri nga përfaqësuesit e skuadrave, ndërsa një tjetër përfaqësues ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë një apel të gjithë të rinjve që të merren me futboll e të mos humbasin kohën kot nëpër kafene.Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm përfaqësues të skuadrave, të cilët kanë mësuar edhe kalendarin e kampionatit. Dy prej tyre janë prononcuar për fshf.org, duke u shprehur të lumtur për zhvillimin e këtij aktiviteti, pasi sporti është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.