Është xhevahiri më i ri i Dortmundit, talenti i verdhezinjve uron mbrojtësin shqiptar: Legjendë, të dua vëlla

Jude Bellingham është xhevahiri më i ri i Borussia-s së Dortmundit. Talenti 18-vjeçar po kapërcen çdo etapë me verdhezinjtë dhe menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë Europës me aftësitë e veçanta të tij. Por pavarësisht se po shijon suksesin e madh në Gjermani, Bellingham nuk e harron shoqërinë e tij të mëparshme.

Mesfushori i talentuar duket se ndan një raport të ngushtë miqësor me Geraldo Bajramin, me të cilin është rritur në radhët e klubit të Birmingham-it. Bellingham ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku uron mbrojtësin shqiptar për datëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë legjendën! Geraldo Bajrami, të dua vëlla”, janë fjalët e zgjedhura nga lojtari i Dortmundit, ndërsa në sfond është një fotografi e futbollistit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online