Janë disa lojtarët më probleme te Laçi. I pari që pritet të rikthehet gati është mesfushori Bojan Najdenov, i cili javën e ardhshme me shumë mundësi do të lërë seancat veçmas skuadrës dhe do vihet nën urdhrat e trajner Besnik Prenga.
Ivan Galiç ndërkohë vijon me fazën e rikuperimit dhe shpresohet që në muajin mars të jetë gati. I dëmtuari i fundit ka qenë mesfushori Erisildo Smaçi. Një dëmtim në gju e ka penalizuar të riun, i cili ka kryer një ndërhyrje.
Kështu Smaçi do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të blerta. Operimin e ka kaluar me sukses dhe klubi kurbinas i ka uruar rikthim sa më të shpejtë. Mesfushori do të jetë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor deri në rikuperimin e plotë.