Juljan Shehu pësoi një dëmtim në shpatull në takimin e javës së tretë që skuadra e tij pati me Partizanin. Mesfushori u detyra që të linte fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë, për të marrë një mjekim më të specializuar jashtë fushës së lojës, por duket se përplasja kishte qenë më e fortë dhe lojtari u nis menjëherë drejt spitalit të Tiranës, për analiza të specializuara.
Tek Kastrioti janë të gjithë sy e veshë për të mësuar më shumë rreth gjendjes së lojtarit të tyre, pasi Shehu shihet si një element kyç në formacionin e teknikut Elvis Plori.
Kastrioti nuk mund të thuhet se ka bërë një nisje aq të mirë kampionatit, pasi pas javës së tretë ka vetëm 1 pikë në klasifikim. Krutanët arritën që të fitonin në javën e parë në transfertën gjirokastrite, por më pas u mundën në shtëpi nga Skënderbeu dhe së fundmi në transfertë nga Partizani.