Dëmtimi dhe operacioni, Ismajli jep lajmin e mirë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ardian Ismajli është ndalur në momentin më të mirë. 22-vjeçari i Hajdukut të Splitit shijoi emocionet e aktivizimit me kombëtaren shqiptare, duke debutuar kundër Skocisë, ndërsa miqësoren e fituar kundër Uellsit e nisi nga fillimi.

Qendërmbrojtësi  zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, madje u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Ismajli u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes me Hajdukun në fitoren shtëpiake kundër Istrës, ndërsa sot ka përfunduar në “thikë”.

Lojtari shqiptar ka kryer një operacion, që ka kaluar me sukses. Ai ka postuar lajmin në faqen e tij në rrjetet sociale, ku nuk harron të falënderojë Zotin. Akoma nuk dihet koha e rikuperimit të tij, por Ismajli është një lojtar i fortë dhe do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt për Hajdukun dhe kombëtaren kuqezi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *