37 vjeçari i Egnatias sfidon rivalët, Dimo: Jemi ne për Superiore!

Në fazën e parë të Kategorisë së Parë, skuadra e Egnatias në Grupin B ka qenë në vendet e kreut të renditjes, ndërkohë ka disa javë që renditet në vendin e 5-të. Me 6 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, skuadra e Rrogozhinës mbetet në pesë të parat që luftojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Dhe sipas fierakut 37 vjeçar Amarildo Dimo, synimet nuk janë mbyllur për tu ngjitur në Kategorisë Superiore. “Në këto 12 javë ne kemi patur probleme vetëm në ndeshjet në transfertë ku skuadra nuk ka patur shumë qëndrueshmëri, ndërsa në fushën tonë kemi patur më shumë ekuilibër në rezultate”.

Për SportEkspres.com, Dimo deklaron se objektivin për Superioren e mbështet në përbërjen e skuadrës, por edhe në mbështetjen që ajo ka nga drejtuesit e trajneri Duro. “Në Grupin B janë tre-katër skuadra që synojnë ngjitjen në Superiore, dhe Egnatia është njera prej tyre. Kemi përbërje me futbollistë cilësorë dhe në gjysmën tjetër të sezonit do të jemi një skuadër më konkurruese me rivalët”.

Në karrierën e tij Amarildo Dimo ka luajtur në 6 skuadra: Luftëtari, Cakrani, Bylis, Norga, Skënderbeu, Apolonia dhe sot Egnatia, ku edhe pse 37 vjeç mbetet lojtari numër një në skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online