Dëmtimet shqetësojnë Luftëtarin, situata aktuale

Luftëtari u mund nga Laçi në fund, por tanimë për bluzinjtë ka edhe halle të tjera, pasi në ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit ka disa mungesa të sigurta. Mbrojtësi brazilian Xhekson u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të jetë nën urdhrat e trajneri Millosh Kostiç.

Demo dhe Rapo janë alternativat për stafin, por ka edhe mungesa të tjera. Eduart Rroca do të vijojë të qëndrojë jashtë fushave të blerta dhe rikthimi i tij është një enigmë në vete. Jakovljeviç gjithashtu ende nuk gëzon formën e duhur sportive për të kontribuar për bluzinjtë.

Një tjetër lojtar që shqetëson është sulmuesi Vasil Shkurtaj. Sulmuesi, autori i golit të vetëm me Laçin, u pa të çalonte në fund të takimit me kurbinasit. Ai kërkoi zëvendësim, por nuk ndodhi direkt dalja e tij. Në fund la fushën dhe tanimë është në fokusin e stafit mjekësor. Shpresohet shumë që vlonjati të jetë i gatshëm kundër Flamurtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *