PSG fitoi mbrëmë 2-0 ndaj Strasburgut në Kupën e Francës, por në fund askush nuk e kishte mendjen te ndeshja, sepse fokusi ishte te dëmtimi i pësuar nga ylli brazilian Nejmar. Sulmuesi u dëmtua në kemben e djathtë pas një dueli me mbrojtësin Zamzani, i cili i ndërhyri 3 herë rresht, para se arbitri të fishkëllente për faull.
Ndonëse vijoi të luante edhe për disa minuta, Nejmar u zëvendësua dhe u pa i përlotur teksa shkonte drejt dhomave të zhveshjes.
……… pic.twitter.com/9s2T5F6Kph
— Skaime (@Skaime11) January 23, 2019
Pas ndeshjes trajneri Tomas Tuhel tha: “Nuk kam folur ende me të, sepse është në spital. Po, jam i shqetësuar. “Është i njëjti dëmtim si në fillim të vitit 2018, e njëjta këmbë dhe i njëjti problem”.
Në atë rast Nejmar humbi sezonin dhe punoi vetëm që të luante në Kupën e Botës, ndaj PSG është në ankth, kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga rifillimi i Champions League.