Dëmtim i tmerrshëm, mesfushori i Kosovës mbyll vitin

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gju. Bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të kryqëzuar.

Ngjarja fatkeqe ndodhi në takimin e së premtes ku Zyrihu u mund të transfertë ndaj Luganos. Futbollisti shqiptar u dëmtua në minutat e para të takimit, ndërsa kontrollet mjekësore konfirmuan shkallën tmerrësisht të rëndë të dëmtimit.

Periudha mesatare e riaftësimit për këtë dëmtim është 6 deri në 7 muaj, ndërsa disa raste më të rralla, riaftësimi mund të dojë më shumë se një vit kohë.

Mungesa e Kryeziut do të ndihet shumë te skuadra e Zyrihut dhe te përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *