Demi: Nuk luajmë për dhurata, ekipi po shkon ku unë dua

Gazment Demi doli sërish i fituar nga derbi me Tiranën dhe pas ndeshjes u shpreh se nuk ishte aspak i merakosur edhe kur ekipi i tij po humbiste. “Po jo, pse të shqetësohem. Nuk është çudi e madhe të fitojë Tirana. Kemi qëlluar njëherë që kemi barazuar në fund. Sot e përmbysëm. Kishte kohë loja”, shtoi Demi, kur u pyet se si ndihej kur fitoi me përmbysje.

Fitore karakteri? Partizani e ka pasur gjithmonë, edhe këtë herë e tregoi. Nuk mund të them se këtë hera ka më shumë karakter. Janë grup serioz dhe po bëjnë mirë. Them se do të shkojmë përpara”.

Partizan sulmues? Mendoj se po shkon aty ku më kënaq, ende nuk më kënaqur. Titulli? Të mbarojë faza e dytë njëherë. Jemi të parët për momentin”.

Demi foli edhe për merkaton dhe kryefjala është afrimi i një sulmuesi. Si gjithmonë ai e ka pasuar topin te stafi teknik. “Sulmuesi i ri? E di stafi teknik. Kam premtuar që në dhjetor marrim çfarë u duhet. Dhurata për ekipin? Ekipi ynë nuk lufton për dhurata, por për fitore. Pastaj të shohim. Dhuratat merren“, përfundon kreu i demave të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online