Demi: Dua titull e kupë, por trofeu im është stadiumi i ri

Mark Julianon e ka prezantuar sot presidenti i Partizanit Gaz Demi, i cili ka prekur çështje të ndryshme, duke mos u ndalur vetëm te trajneri i ri.

“Partizani ka vite që i shkon pranë, por s’ka arritur të marrë akoma një trofe. Klubi ka filluar të bëjë një organizim të ri, në vazhdën edhe të investimit të madh në akademi. Moxhi do të jetë këshilltar i përgjithshëm, jo vetëm për skuadrën e parë, për të gjithë sport klub Partizanin.

“Ndryshimi i Julianos me italianët para tij? Juliano ka më shumë energji, është edhe më i ri dhe simpatik, është serioz. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të shkojmë sa më larg në Kupat e Europës. Juliano ka një eksperiencë 10-vjeçare si trajner, e ka marrë shumë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën që të ecë sa më mirë.

“Starova? Do të jetë në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar, pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri.

“Titull apo stadium? Unë dua gjithçka, titull, kupë e kompleks. Për mua, personalisht, kompleksi dhe stadiumi i ri janë trofeu më i madh.

“Titulli që iu hoq Skënderbeut? Nuk e di, e di Federata ç’do bëjë. Kemi besim te Federata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *