Kylian Mbape u zgjodh këtë të diel Lojtari i Sezonit në Ligën 1 franceze dhe gjatë ceremonisë lëshoi një deklaratë të bujshme, që ka ndezur menjëherë internetin.
“Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, të rritem. Ndoshta do jem i lumtur në Paris, ose ndoshta në një vend tjetër, me një projekt të ri“, tha sulmuesi i PSG-së, pas marrjes së çmimit.
“Nëse flas sërish për këtë gjë, do e teproj, por ky ishte mesazhi që doja të jepja“, tha Mbape, i rrethuar nga gazetarët, që donin sqarim për deklaratën e tij të parë.
Në mars kampioni i botës siguroi se do të qëndronte te PSG, edhe pse erdhi një tjetër dështim në Champions League, ndaj fraza e së dielës është e bujshme dhe që ndez merkaton e futbollit.
Mbape u bë lojtari më i ri në histori që shpallet Lojtari i Sezonit në Francë, duke kaluar Hazard e Benzema, të gjithë 20 vjeç kur e fituan çmimin e dhënë nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë.
Le triplé pour @KMbappe. ???
L'attaquant parisien de 20 ans remporte pour la 3ème fois consécutive le trophée de meilleur espoir de @Ligue1Conforama.#TropheesUNFP @beinsports_FR pic.twitter.com/lrcuUJENxC— UNFP (@UNFP) May 19, 2019