Dejvi Bregu sakrifikoi jo pak dje, duke zbritur në fushë me injeksion. Vlonjati ishte deçiziv me golin e tij pak sekonda para fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë një fitore me shumë vlerë Skënderbeut të tij. Normale, pas një goli në atë moment të lojës edhe festa është legjitime, ndonëse luante ndaj ish-skuadrës së tij.
Bregu kishte pësuar një lëndim në gishtin e madh të këmbës së djathtë, por ndërhyrja e mjekëve bëri që ai të ishte në fushë., faktikisht ishte një kërkesë e trajnerit Shehi, i cili dhe vetë pas ndeshjes e pranoi, duke theksuar se duke e ditur rëndësinë që ka Bregu, e donin në fushë me patjetër.
Pas ndeshjes Bregu ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij, ku shkuan: “Zoti është i vetmi që mund të më gjykoj…askush tjetër”. Një shprehje që më parë e kemi dëgjuar nga këngëtari me famë botërore 2Pac. Mesazh nga bregu, i cili konfirmohet dhe një herë si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Skënderbeut.