Dedikimi i Bekam për Ibrahimoviç: Tani je bërë vërtetë i vjetër!

Zllatan Ibrahimoviç mori më shumë vëmendje se humbja e skuadrës së tij Los Anxheles Galaksi ndaj Toronto-s. Edhe pse suedezi e gjet i rrugën e rrjetës, skuadra u mund me shifrat 5-3. Ishte një gol shumë i rëndësishëm për sulmuesi, pasi regjistroi golin e tij të 500 në nivel profesionist.

Kanë qenë të shumta urimet që kanë shkuar nga personazhet e njohur të botës së sportit, por dhe të skuadrave që në të shkuarën kanë pasur luksin të kenë Ibrën në skuadër. Së fundmi ka qenë Dejvid Bekam, i cili i ka uruar arritjen e 500 golave shtatlartit, duke mos nguruar që të bëjë dhe pak humor, duke i kujtuar se tani ai është bërë vërtetë i vjetër.

“Zllatan dua të të uroj! 500 gola, çfarë karriere, çfarë arritjeje! Ka qenë kënaqësi që kam luajtur përkrah teje dhe kundër teje. 500 gola dhe tani je bërë me të vërtetë, por vërtetë i vjetër. Humori mënjanë, të uroj shumë suksese”.

“Një këshillë kam, nuk duhet të jesh kaq i turpshëm dhe duhet të punosh për këtë gjë.  Të përshëndes miku im, je i pabesueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online