Debutoi në Superiore, Çokaj “gojëmjaltë” për Laçin

Enis Çokaj ishte një nga prurjet e Laçit në merkaton e janarit. Mesfushori ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, që e huazoi te kurbinasit. Futbollisti 20-vjeçar, i formuar te Shkëndija e Tiranës, luajti rregullisht me kurbinasit.

Çokaj u aktivizua në 15 ndeshje me Laçin, teksa vetëm një herë e nisi nga stoli. Eksperienca e parë në Superiore ka lënë mbresa pozitive te koplikasi, i cili në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram, i ka falënderuar të gjithë te Laçi.

“Ishte kënaqësi të isha për kaq kohë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm. Falënderoj gjithë stafin e KF Laçit, presidentin dhe trajnerët që besuan tek unë. Falënderoj çunat e ekipit për përkrahjen dhe tifozët për mbështetjen e madhe që na dhanë në çdo ndeshje . Eksperienca ime e parë në Superligë ishte thjesht fantastike. I uroj ekipit të arrijnë sa më lart në Europë. Jeni më të mirët!”, shkruan Çokaj.

https://www.instagram.com/p/By8eyS4nNX8/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online