Të mërkurën zhvillohet finalja e Superkupës së Europës në Talin të Estonisë. Reali Madrid dhe Atletiko Madrid përballen mes tyre, në një derbi spanjoll dhe madrilien. Ndeshja e parë zyrtare për trajnerin Julen Lopetegui, i cili kërkon ta nisë me një trofe. Në një prononcim për “UEFA.com”, trajneri i “Galaktikëve”, komenton finalen e më të fortëve të Europës.
“Ndeshja ime e parë me Realin rastis një finale. Do kërkojmë të fitojmë përballë një kundërshtari që e njohim mirë dhe ekzistojnë të gjitha kushtet për diçka të tillë. Do të jetë një finale e madhe dhe si të tillë do e përgatisim ndeshjen.
Është një ndeshje derbi, por kjo nuk e bën ndeshjen speciale. Fjala presion nuk ka lidhje me Realin e Madridit, sepse detyra e këtij klubi është që të fitojë gjithçka”, përfundon ish-trajneri i Spanjës, i cili është gati për ta nisur me fitore dhe Superkupë aventurën me Realin e Madridit.